Zgjedhje presidenciale në Portugali
- Portugezët votojnë sot në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ku kandidati i forcës më të madhe opozitare - e djathta ekstreme - pritet të arrijë në raundin e dytë.
Lisbonë, 18 janar 2026 (MIA) - Portugezët votojnë sot në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ku kandidati i forcës më të madhe opozitare - e djathta ekstreme - pritet të arrijë në raundin e dytë.
Vendvotimet hapen në orën 08:00, ndërsa sondazhet e para të daljes në votime janë planifikuar për në orën 20:00.
Sipas sondazheve të opinionit, Andre Ventura, kryetari i partisë së ekstremit të djathtë CHEGA, mund të fitojë në raundin e parë, por deputeti 43-vjeçar ka shumë pak shanse për të fituar raundin e dytë më 8 shkurt. Partia u formua vetëm gjashtë vjet më parë.
Pas disa javësh konkurrence jashtëzakonisht të ngushtë, kandidati socialist Antonio Zhoze Seguro është pak përpara eurodeputetit liberal Zhoao Kotrim Figueiredo në garën për vendin e dytë.
Nga 11 kandidatë, dy të tjerë kanë një shans për të kaluar në raundin e dytë - Luish Markesh Mendes nga tabori qeveritar i qendrës së djathtë dhe Enrike Guveja e Melo, një ish-admiral që kandidoi si kandidat i pavarur.
Fituesi i zgjedhjeve do të pasojë konservatorin Marselo Rebelo de SouZa, i cili fitoi dy herë në raundin e parë. Që nga tranzicioni demokratik i Portugalisë, zgjedhjet presidenciale janë vendosur vetëm një herë në një raund të dytë; kjo ndodhi në vitin 1986. ls/
Foto: EPA