• сабота, 22 февруари 2025

Zeqirija Ibrahimi: Zijadin Sela ta pyese Ali Ahmetin a ka vizë amerikane?!

Zeqirija Ibrahimi: Zijadin Sela ta pyese Ali Ahmetin a ka vizë amerikane?!

Shkup, 24 janar 2025

Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi, pas kthimit nga Uashingtoni në një deklaratë për Lajm Tv ka komentuar edhe reagimet rreth ftesave zyrtare në lidhje me pjesëmarrjen në inagurimin e presidentit Trump.

Ibrahimi ka theksuar se është mirë që Zijadin Sela ta pyese Ali Ahmetin a ka vizë amerikane dhe pse ata dy nuk ishin të ftuar në inaugurimin e presidentit Trump.

“Ajo që duhet të thuhet nëse vec duhet që ti përgjigjemi reagimeve është se ata që bëjnë reagime është mirë ti pyesim pse ata askush nuk i ftoi? Dhe pyetja e dytë është a kanë ata viza amerikane? Unë e kam shtruar këtë pyetje njëherë për opinion. Ata të cilët bënë reagimin, veçanërisht zoti Sela më duket se e pash që kishte reaguar, ai është mirë ta pyese Ali Ahmetin a ka vizë amerikane dhe pse Ali Ahmeti dhe vet Zijadin Sela nuk ishin të ftuar? Nëqoftëse japin këtë përgjigje atëherë ne mund të vazhdojmë të shpjegojmë për detajet e tjera”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

Zeqirija Ibrahimi: Në kohën kur dikush po futet në listat e zeza amerikane, është lajm me rëndësi pjesëmarrja e drejtuesve të VLEN në inaugurimin e presidentit Trump

Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi, pas kthimit nga Uashingtoni në një deklaratë për Lajm Tv ka theksuar se në kohën kur dikush po futet në listat e zeza amerikanë, është lajm me rëndësi pjesëmarrja e drejtuesve të VLEN në inaugurimin e presidentit Trump.

“Në kohën që dikush në këtë vend po futet në listat e zeza amerikane dhe një parti është shpallur parti nongrata një delegacion i lartë qeveritar dhe politik ishte pjesëmarrës në Uashington në inaugurimin e presidentit Trump. Dhe ky është lajmi më i mirë dhe më i rëndësishëm për vendin tonë”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës

__________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан