• петок, 28 јуни 2024

Zelenski: Vendimi i Rumanisë për sigurimin e sistemit "Patriot" Ukrainës do ta fuqizojë mbrojtjen tonë ajrore

Zelenski: Vendimi i Rumanisë për sigurimin e sistemit

Kiev, 20 qershor 2024 (MIA) - Presidenti Volodomir Zelenski deklaroi se vendimi i Rumanisë që t'i sigurojë vendit të tij sistem për mbrojtje kundërajrore "Patriot" do ta fuqizojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe do ta përmirësojë sigurinë në Evropë.

"Ky kontribut i rëndësishëm kritik do ta fuqizojë mbrojtjen tonë ajrore dhe do të na ndihmojë që më mirë t'i mbrojmë njerëzit tanë dhe infrastrukturën kritike nga terrori ajror rus", shkroi Zelenski në platformën "Iks". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан