• сабота, 29 јуни 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Karin Lobezo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Karin Lobezo

Prishtinë, 28 qershor 2024 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Karin Lobezo.

Në takim, siç thuhet në kumtesën nga Zyra e presidentes së Kosovës, Osmani falënderoi ambasadoren Lobezo për angazhimin e saj të vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Holandës përmes projekteve dhe iniciativave të ndryshme. Presidentja theksoi se Holanda mbetet aleate e rëndësishme e Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e përkrahjes së Holandës për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, duke u fokusuar në nevojën anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, gjë që është në dobi të garantimit dhe respektimit të të drejtave të gjithë qytetarëve. ab/

Остани поврзан