Zelenski: Ukraina që të mbrohet nga Rusia i duhet armatë prej rreth një milion ushtarë
- Ukrainës do t'i duhet armatë prej rreth një milion ushtarë për t'u mbrojtur nga Rusia, deklaroi sot presidenti ukrainas Volodimir Zelenski gjatë takimit me përfaqësuesit e Këshillit Ndërkombëtar të Mediave në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Davos, 22 janar 2025 (MIA) - Ukrainës do t'i duhet armatë prej rreth një milion ushtarë për t'u mbrojtur nga Rusia, deklaroi sot presidenti ukrainas Volodimir Zelenski gjatë takimit me përfaqësuesit e Këshillit Ndërkombëtar të Mediave në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Zelenski deklaroi se Ukrainës i nevojiten rreth një milion ushtarë për t'iu kundërvënë ushtrisë prej rreth një milion e gjysmë ushtarë rusë, raporton Ukrinform.
Presidenti ukrainas shtoi se një armatë kaq e madhe do të jetë e nevojshme derisa Ukraina të bashkohet me një aleancë të sigurisë, duke theksuar se mbajtja e një kontigjenti të tillë do të kërkojë fonde të mëdha, të cilat nuk janë të disponueshme në buxhetin e Ukrainës.
Zelenski deklaroi se kjo është arsyeja pse NATO-ja është garancia më e mirë e sigurisë së Ukrainës, SHBA-ja dhe Evropa.
"Dhe kush do ta ushqejë atë armatë milionëshe? Nëse Europa thotë se Ukraina po mbron jo vetëm veten, por edhe vlerat evropiane, atëherë është logjike që të gjithë ta mbështesin këtë armatë", tha Zelenski, duke shtuar se armata ukrainase mund të financohet nga fitimet nga pronat e ngrira ruse.
Zelenski pretendon se për momentin në territorin e Ukrainës ka 608.000 ushtrë rusë, që është tre herë më shumë se në fillim të pushtimit në vitin 2022.
Foto: Arkivi i MIA-s