• сабота, 21 февруари 2026

Zelenski: Ukraina nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë pengesë për paqen

Zelenski: Ukraina nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë pengesë për paqen

Kiev, 16 janar 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, në fjalimin e tij të mbrëmjes drejtuar kombit, deklaroi se Kievi nuk është dhe nuk do të jetë pengesë për paqen.

 Deklarata e tij erdhi pasi presidenti amerikan Donald Tramp dje theksoi se Ukraina, e jo Rusia, po vonon përfundimin e mundshëm të një marrëveshjeje paqeje.

Trampi duke iu përgjigjur pyetjes se pse konflikti më i madh tokësor në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore nuk është zgjidhur ende, u përgjigj - "Zelenski". 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан