Zelenski: Ukraina do të porosisë 27 sisteme "Patriot" nga SHBA-ja
- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenksi njoftoi se Kievi planifikon të porosisë 27 sisteme për mbrojtje ajrore "Patriot" nga prodhues amerikan, me qëllim që ta forcojë mbrojtjen e vendit.
Kiev, 10 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenksi njoftoi se Kievi planifikon të porosisë 27 sisteme për mbrojtje ajrore "Patriot" nga prodhues amerikan, me qëllim që ta forcojë mbrojtjen e vendit.
Ai në intervistën për Guardian theksoi se vendet evropiane mund t'i dërgojnë Kievit sistemet "Patriot" që i posedojnë.
Zelenski theksoi se presidenti rus Vladimir Putin po urdhëron "sulme terroriste" ndaj sistemit energjetik të Ukrainës, në të cilat vriten civilë dhe njerëzit mbeten pa energji elektrike dhe ujë.
"Ai nuk mund të krijojë tensione në shoqërinë tonë në ndonjë mënyrë tjetër", theksoi Zelenski
Në pyetjen nëse Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe po bëjnë mjaft për t’i ndihmuar Ukrainës para dimrit, Zelenski u përgjigj se "asnjëherë nuk është mjaftueshëm" dhe se do të ketë ndihmë të mjaftueshme kur kjo do të çojë në përfundimin e luftës.
Zelenski gjithashtu theksoi se vendimi për vendosjen e trupave të BE-së në Ukrainë është zgjedhje e vendeve anëtare dhe se, nëse Kievi insiston shumë, ekziston rreziku i humbjes së "mbështetjes financiare dhe ushtarake" nga vendet partnere. qa/
Foto: EPA