• сабота, 21 февруари 2026

Zelenski thotë se ka më pak sulme ruse ndaj infrastrukturës

Zelenski thotë se ka më pak sulme ruse ndaj infrastrukturës

Kiev, 3 shkurt 2026 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski deklaroi mbrëmë se numri i sulmeve ruse ndaj kapaciteteve energjetike në vendin e tij është ulur. 

Edhe pse lokacionet infrastrukturore në zonat e frontit përsëri u goditën nga granatimet, duke përfshirë edhe gjeneratorë lokalë të rrymës, gjatë ditës nuk kishte sulme me raketa ose fluturake luftarake pa pilot “Shahed”, tha Zelenski në video paraqitjen e tij të mbrëmjes. 

Ai ia atribuoi këtë ulje presionit nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

“Kjo tregon se kur Shtetet e Bashkuara kanë motiv që me të vërtetë ta ndryshojnë situatën, situata mund të ndryshojë”, tha Zelenski. 

Ukraina afro katër vjet mbrohet nga pushtimi rus me ndihmën e Perëndimit. Për atë kohë, ushtria ruse në mënyrë sistematike i shkatërronte termocentralet dhe nënstacionet. Këtë dimër, në kushte të temperaturave ekstreme të ulëta, Ukraina hyri në krizën më të vështirë energjetike që nga fillimi i luftës, transmetoi DPA. 

Presidenti amerikan Donald Tramp javën e kaluar deklaroi se lideri rus Vladimir Putin, në kërkesën e tij u pajtua t’i ndërpresë sulmet ndaj objekteve energjetike në Ukrainë. Moska fillimisht e konfirmoi këtë, por deklaratat e mëvonshme sugjeruan se ky pushim i kufizuar në ndërkohë ka përfunduar. fc/

Foto: DPA

 

Остани поврзан