• недела, 11 јануари 2026

Zelenski: Rusia e dëmtoi ndërtesën e ambasadës së Katarit në sulmin ndaj Kievit

Zelenski: Rusia e dëmtoi ndërtesën e ambasadës së Katarit në sulmin ndaj Kievit

Kiev, 9 janar 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se, krahas infrastrukturës së zakonshme civile dhe objekteve energjetike, një dron rus e ka dëmtuar ndërtesën e ambasadës së Katarit gjatë natës.

"Krahas infrastrukturës sonë të zakonshme civile dhe objekteve energjetike, një dron rus sonte e dëmtoi ndërtesën e ambasadës së katarit. Vend i cili bën shumë për të ndërmjetësuar me Rusinë në çlirimin e ro0bërve të luftës dhe civilëve që ndodhen në burgjet ruse", tha ai në Telegram, sipas mediumeve ukrainase.

Ai shtoi se Kievi dhe rajoni për momentin po përballen me pasojat nga granatimi masiv rus, në të cilin janë dëmtuar 20 ndërtesa banimi.

Sipas të dhënave më të reja, si rezultat i sulmit të kombinuar të forcave ruse ndaj Kievit, jetën e humbën katër persona, përfshirë edhe një punonjës të ndihmës së shpejtë, ndërsa 25 janë lënduar. Sulmi dëmtoi ndërtesa banimi, shimica prej tyre në bregun lindor të qytetit, dhe e çrregulloi furnizimin me ngrohje dhe energji elektrike, me ndërprerje të jashtëzakonshme të energjisë elektrike në bregun e majtë.

Sipas forcave ajrore, Rusia ka lansuar 242 fluturake pa pilot dhe 36 raketa mbi Ukrainë gjatë natës, njëra prej të cilave ishte raketë balistike me rreze të mesëm veprimi nga poligoni kapustin Jar në rajonin rus Astrahan. ab/

Fotо: ЕPА

Остани поврзан