Zelenski: Raundi i ri i bisedimeve trepalëshe me Rusinë dhe SHBA-në do të mbahet më 4 dhe 5 shkurt në Abu Dhabi
- Raundi i ri i negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë, me ndërmjetësim të ShBA-së, do të mbahet në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, të mërkurën dhe të enjten (4 dhe 5 shkurt), paralajmëroi sot presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.
Kiev, 1 shkurt 2026 (MIA) - Raundi i ri i negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë, me ndërmjetësim të ShBA-së, do të mbahet në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, të mërkurën dhe të enjten (4 dhe 5 shkurt), paralajmëroi sot presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.
Zelenski theksoi se Kievi është gati për një "diskutim thelbësor".
Ai theksoi se informacionet vijnë nga ekipi negociator ukrainas, i cili sot duhej të zhvillonte bisedime me delegacionin rus.
"Ekipi ynë negociator sapo ka raportuar. Datat për takimet e ardhshme trepalëshe janë caktuar: 4 dhe 5 shkurt në Abu Dhabi. Ukraina është gati për bisedime thelbësore dhe ne jemi të interesuar që rezultati të na çojë më afër një fundi real dhe dinjitoz të luftës (Moskë-Kiev). Faleminderit të gjithëve për ndihmën tuaj!" tha ai.
As Moska dhe as Uashingtoni nuk e konfirmuan informacionin që e shpërndau Zelenski.
Paraprakisht, disa media perëndimore raportuan se takimi i sotëm i përfaqësuesve të ekipeve ruse dhe ukrainase është shtyrë, ndërsa fokusi diplomatik është zhvendosur në mesin e javës së ardhshme.
Foto: Arkivi