Zelenski: Putini dëshiron të manipulojë me Trampin
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi mbrëmë se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të "manipulojë" presidentin amerikan Donald Tramp kur ai thotë se dëshiron të negociojë me SHBA-në për luftën në Ukrainë.

Kiev, 25 janar 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi mbrëmë se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të "manipulojë" presidentin amerikan Donald Tramp kur ai thotë se dëshiron të negociojë me SHBA-në për luftën në Ukrainë.
"Ai dëshiron të manipulojë me dëshirën e presidentit amerikan për të arritur paqen", theksoi Zelenski.
Presidenti ukrainas shtoi se ai ka besim se asnjë manipulim rus nuk mund të ketë sukses tani. mb/
Foto: EPA