• сабота, 21 февруари 2026

Zelenski: Pas bisedimeve në EBA, çështjet e komplikuara politike mbeten të pazgjidhura

Zelenski: Pas bisedimeve në EBA, çështjet e komplikuara politike mbeten të pazgjidhura

Kiev, 26 janar 2026 (MIA) – Bisedimet në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për Ukrainën përfshijnë çështje me rëndësi, por çështjet e ndërlikuara politike mbeten të pazgjidhura, deklaroi sot presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski, duke paralajmëruar se se shpejti do të ketë më shumë bisedime. 

"Ky ishte formati i parë i një dialogu trepalësh për t'i dhënë fund luftës pas një kohe të gjatë. Takimet mbuluan një numër çështjesh të rëndësishme, kryesisht ushtarake, të nevojshme për t'i dhënë fund luftës. U analizuan qëndrimet kryesore të të gjitha palëve. Unë vendosa kornizën për punë të mëtejshme diplomatike", shkroi Zelenski në X.

Presidenti ukrainas konfirmoi se janë diskutuar çështje të ndërlikuara politike të cilat ende mbeten të pazgjidhura. 

“Tani vijojnë përgatitje për takime të reja trepalëshe këtë javë”, njoftoi ai. fc/

Foto: Zelenski në X

 

Остани поврзан