Zelenski: Në luftën me Rusinë jetën e kanë humbur rreth 55.000 ushtarë ukrainas
- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski në intervistë për televizionin francez "Frans 2" deklaroi se që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022 jetën e kanë humbur 55.000 ushtarë ukrainas.
Kiev, 5 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski në intervistë për televizionin francez "Frans 2" deklaroi se që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022 jetën e kanë humbur 55.000 ushtarë ukrainas.
"Në Ukrainë, numri zyrtar i ushtarëve të vrarë në fushën e betejës, pavarësisht nëse janë të rregullt apo të mobilizuar, është 55,000”, theksoi Zelenski.
Ai shtoi se ka një numër të madh të njerëzve që Ukraina i konsideron të zhdukur. ls/
Foto: EPA