• сабота, 21 февруари 2026

Zelenski: Një delegacion ukrainas është nisur për takimin trilateral në Abu Dabi

Zelenski: Një delegacion ukrainas është nisur për takimin trilateral në Abu Dabi

Kiev, 3 shkurt 2026 (MIA) - Një delegacion ukrainas është nisur për në takimin trilateral në Abu Dabi, deklaroi mbrëmë presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski në video fjalimin e tij të rregullt dhe shtoi se ekipi ukrainas vazhdon të punojë me palën amerikane për arritjen e zgjidhjes paqesore.

Sot ka pasur takim me delegacionin tonë - ata tani janë rrugës. Takimet do të jenë të mërkurën dhe të enjten. Dhe jo vetëm formati trilateral, por edhe formati i ynë bilateral me Amerikën...Jemi të gatshëm për garanca të sigurisë. Përfaqësuesit qeveritarë punojnë në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të Ukrainës, ekipet tona aktivisht janë përfshirë në këtë", tha Zelenski.

Ai theksoi se është jashtëzakonisht me rëndësi që SHBA-ja me vendosmëri ta përkrahin dialogun dhe bashkëpunimin me palën ruse në këtë moment.

Zelenski sot u pajtua me delegacionin ukrainas për kornizën e bisedave dhe detyrave specifike për ekipin negocues ukrainas para raundit të ri të takimeve trilaterale në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përfaqësuesi special i SHBA-së, Stiv Uitkof do të marrë pjesë në negociatat me delegacionin rus dhe ukrainas në Abu Dabi, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан