Zelenski nesër për vizitë në Turqi
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski nesër do të vizitojë Turqinë me ftesë të homologut të tij turk Rexhep Taip Erdogan, njoftoi sot shefi i Drejtorisë për Komunikim të Presidencës turke, Fahretin Altun.

Ankara, 17 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski nesër do të vizitojë Turqinë me ftesë të homologut të tij turk Rexhep Taip Erdogan, njoftoi sot shefi i Drejtorisë për Komunikim të Presidencës turke, Fahretin Altun.
"Presidenti ynë Rexhep Taip Erdogani, do të takohet me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, i cili me ftesë të presidentit tonë do të bëjë një vizitë zyrtare në vendin tonë të martën më 18 shkurt", ka shkruar Altuni në rrjetin social Iks.
Të dy liderët do të bisedohet për partneritetin strategjik turko-ukrainas, me theks në "rishikimin e marrëdhënieve në të gjitha aspektet". Do të bisedohet edhe për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Vizita do të jetë edhe mundësi për shkëmbimin e mendimeve mbi ngjarjet e fundit në Ukrainë dhe çështje të tjera aktuale rajonale dhe globale.
Vizita e Zelenskit do të përkojë me bisedimet e nesërme midis Rusisë dhe SHBA-së në Arabinë Saudite që synojnë t'i japin fund luftës në Ukrainë.
Foto: Arkivi i MIA-s