• петок, 20 февруари 2026

Zelenski: Negociatat në Gjenevë ishin të vështira, bisedat do të vazhdojnë

Zelenski: Negociatat në Gjenevë ishin të vështira, bisedat do të vazhdojnë

Kiev, 18 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas, Vollodmir Zelenski sot deklaroi se negociatat trilaterale në Gjenevë mes Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë kanë qenë të vështira, por se palët janë pajtuar të vazhdojnë me bisedat.

"Shohim se është arritur përparim, por tani për tani pozitat dallojnë, pasi negociatat ishin të vështira", deklaroi Zelenski, njoftoi "Ukrinform".

Zelenski theksoi se ka përparim për çështjet ushtarake, në të vërtetë në ndjekjen e armëpushimit, por se për çështjet politike - territoret, centralin bërthamor në Zaporozhje dhe çështje tjera të ndjeshme - qëndrimet e palëve dallojnë edhe më tej.

Ai theksoi se është arritur marrëveshje se pala amerikane do ta respektojë armëpushimin dhe e vlerësoi këtë si konstruktive.

Në të njëjtën kohë, sekretari i Këshillit ukrainas për siguri kombëtare dhe mbrojtje, Rustem Umerov, gazetarëve u deklaroi se është arritur përparim gjatë ditës së dytë të negocuatave trilaterale në Gjenevë.

"Bisedat ishin intensive dhe thelbësore", tha Umerov duke shtuar se janë sqaruar shumë çështje dhe se qëllimi i Ukrainës mbetet i drejtë dhe për paqe të qëndrueshme. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан