KB: “Regjimi represiv” në Venezuelë ende është plotësisht operativ
- Misioni i Kombeve të Bashkuara për mbledhjen e fakteve informoi se "aparati shtetëror shtypës" në Venezuelë është plotësisht funksional edhe pas rrëzimit të ish presidentit Nikollas Maduro nga forcat amerikane në fillim të janarit të këtij viti.
Karakas, 13 mars 2026 (MIA) - Misioni i Kombeve të Bashkuara për mbledhjen e fakteve informoi se "aparati shtetëror shtypës" në Venezuelë është plotësisht funksional edhe pas rrëzimit të ish presidentit Nikollas Maduro nga forcat amerikane në fillim të janarit të këtij viti.
Në Raportin e dorëzuar deri te Këshilli i të drejtave të njeriut të KB-së thuhet se "strukturat institucionale që mundësojnë shkeljet e të drejtave të njeriut nuk janë hequr", duke shtuar se që nga rënia e Maduros janë regjistruar 87 arrestime të motivuara politikisht.
Qeveria e Venezuelës me vite ka mohuar akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut dhe ekzistencën e të burgosurve politikë, duke pretenduar se të ndaluarit akuzohen për kallëzime penale klasike.
Raporti gjithashtu pohon se zyrtarë të lartë qeveritarë dhe ushtarakë, të identifikuar më parë si përgjegjës për krime kundër njerëzimit, janë ende shumë me ndikim në vend.
Uashingtoni prej kohësh ka kritikuar gjendjen e demokracisë në Venezuelë, duke akuzuar qeverinë socialiste për mashtrim zgjedhor dhe shtypje politike.
Në Raport gjithashtu theksohet se zyrtarë të lartë qeveritarë dhe ushtarakë, të akuzuar më parë për krime kundër njerëzimit, mbeten shumë me ndikim në vend.
SHBA ka kumtuar më parë se do ta "marrin kontrollin" e Venezuelës, por nuk kanë insistuar menjëherë për zgjedhje të reja, duke theksuar marrëdhëniet e tyre të mira me ish nënkryetaren Delsi Rodrigez e cila mori detyrën si presidente e përkohshme dhe ka mbështetur ndryshimet në rregulloret e naftës dhe minierave të vendit që synojnë tërheqjen e investimeve.
Qeveria e saj ka miratuar gjithashtu një ligj të amnistisë si pjesë e një marrëveshje për lirimin e mijëra të burgosurve. Sipas qeverisë në Karakas, ishin liruar gati 2 mijë persona deri në fund të shkurtit, një shifër e kontestuar nga OJQ-të lokale të cilat kanë kritikuar qeverinë për mungesë transparence dhe janë ankuar për një numër shumë më të vogël të të burgosurve të liruar.
Alfredo Romero, drejtor i organizatës "Foro penal", deklaroi se "sistemi shtypës vazhdon të ekzistojë dhe se sistemi i drejtësisë vazhdon të jetë një mjet për persekutim politik".
Foto: arkivi i MIA-s