• сабота, 14 март 2026

Zelenski mbërriti në Paris në takim me Makronin

Zelenski mbërriti në Paris në takim me Makronin

Paris, 13 mars 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, sot mbërriti në Paris ku duhet të takohet me presidentin francez Emanuel Makron, njoftoi zëdhënësi i tij, Sergej Nikiforov.

Ai tha se programi i vizitës përfshin biseda mes presidentëve të Ukrainës dhe Francës, ndërsa Zelenski do të takohet edhe me studentë, transmeton Ukrinforn.

Siç ishte njoftuar paraprakisht, të dy presidentët do të bisedojnë për situatën aktuale në Ukrainë, mbështetjen e Francës dhe partnerëve evropian në ndihmën e Kievit, si dhe për mënyrat e rritjes së presionit ndaj Rusisë, duke përfshirë edhe luftën kundër të ashtuquajturës "flota ruse në hije", publikoi Ukrinform.

Në takim bashkëbiseduesit do të shkëmbejnë mendime edhe për kushtet e arritjes së paqes së drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe për obligimet e ndërmarra në kuadër të Koalicionit të të përgatiturve në lidhje me garancionet e sigurisë.

Zelenski tashmë e vizitoi Parisin më 6 janar, ku bisedoi me Makronin dhe mori pjesë në samitin e Koalicionit të të përgatiturve. sa/

Foto: EPA

Остани поврзан