• сабота, 14 март 2026

Donald Tramp deklaroi se udhëheqësi i ri suprem iranian, Moxhtaba Hamnei, është gjallë, por i plagosur

Donald Tramp deklaroi se udhëheqësi i ri suprem iranian, Moxhtaba Hamnei, është gjallë, por i plagosur

Uashington, 13 mars 2026 (MIA) -  Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se beson se udhëheqësi i ri suprem iranian, Moxhtaba Hamnei, babai i të cilit, ish udhëheqësi suprem iranian, Ali Hamnei, u vra në ditën e parë të luftës amerikano-izraelite kundër Iranit, është gjallë, por "i plagosur" raportuan mediat britanike.

Ata vërejnë se Moxhtaba Hamnei nuk është parë publikisht nga iranianët që kur u zgjodh nga Asambleja e Ekspertëve, dhe komentet e tij të para dje u lexuan nga një moderator i televizionit shtetëror.

Një zyrtar iranian të mërkurën deklaroi se udhëheqësi i ri suprem është lehtë i plagosur, por vazhdon të punojë pasi televizioni shtetëror raportoi se ishte lënduar në luftë.

“Mendoj se me siguri është gjallë. Mendoj se është i plagosur, por ndoshta është gjallë në një formë, e dini,” tha Trampi në një intervistë për "Shfaqja e Brajan Kilmid" në Foks njuz.

Në fjalimin e tij të parë publik, udhëheqësi i ri suprem premtoi se do të mbajë të mbyllur  Ngushticën e Hormuzit dhe i bëri thirrje vendeve fqinje të mbyllin bazat amerikane në territorin e tyre ose Irani do t’i sulmojë ato.

SHBA-ja dhe Izraeli filluan sulmet ndaj Iranit më 28 shkurt. Irani iu përgjigj me sulmet e tij ndaj Izraelit dhe vendeve të Gjirit ku ndodhen bazat amerikane. Ndërkohë, lufta, e cila ka marrë shumë jetë dhe ka tronditur tregjet financiare, po afrohet drejt përfundimit të javës së dytë, dhe liderët e Iranit, Izraelit dhe SHBA-së shprehën përçmim dhe premtuan se do të vazhdojnë të luftojnë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан