Zelenski: Jemi afër marrëveshjes me Amerikën
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sapo deklaroi se dokumenti që përcakton garancitë e sigurisë amerikane për Ukrainën "tani është në thelb gati për finalizim në nivelin më të lartë me presidentin e SHBA-në".
Kiev, 8 janar 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sapo deklaroi se dokumenti që i definon garancitë e sigurisë amerikane për Ukrainën "tani është në thelb gati për finalizim në nivelin më të lartë me presidentin e SHBA-së".
"Është e rëndësishme që Ukraina të bashkojë me sukses përpjekjet e ekipeve evropiane dhe amerikane dhe që së bashku të diskutojmë, ndër të tjera, dokumente mbi rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik", tha Zelenski.
Ai shtoi se u morën në konsideratë edhe çështje komplekse të kornizës bazë për përfundimin e luftës, ndërsa pala ukrainase paraqiti opsione të mundshme për finalizimin e këtij dokumenti.
"Ne e kuptojmë që pala amerikane do të kontaktojë Rusinë dhe do të presë reagime nëse agresori është vërtet i gatshëm që t'i japë fund luftës. Pas kthimit në Kiev, ekipi ynë negociator do të raportojë për të gjitha detajet e takimeve", shtoi Zelenski.
Ai gjithashtu tregoi se Ukraina do të "informojë partnerët e saj për pasojat e sulmeve [të natës] të Rusisë, të cilat qartë nuk tregojnë se Moska po rishqyrton prioritetet e saj", tha Zelenski.
“Në këtë kontekst, është e nevojshme të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë me të njëjtin intensitet si puna e ekipeve tona negociuese. Qëndrueshmëria e garancive të sigurisë në të ardhmen duhet të provohet nga aftësia e partnerëve tanë për të ushtruar presion efektiv ndaj agresorit në këtë fazë. Ne po përgatisim kontakte të reja relevante me partnerët”, tha Zelenski. mb/
Foto: MIA