• недела, 11 јануари 2026

Zelenski i propozoi SHBA-së të rrëmbejë Kadirovin, mori një përgjigje të ashpër nga udhëheqësi çeçen

Zelenski i propozoi SHBA-së të rrëmbejë Kadirovin, mori një përgjigje të ashpër nga udhëheqësi çeçen

Kiev, 8 janar 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i ka bërë thirrje SHBA-së ta përforcojë presionin ndaj Rusisë duke rrëmbyer udhëheqësin çeçen Ramzan Kadirov, duke ndjekur të njëjtën taktikë si me presidentin venezuelian Nikolas Maduro, duke thënë se një operacion i tillë mund të ndikojë në udhëheqjen ruse.

"Ja një shembull me Maduron. Po, ata kryen një operacion. Të gjithë i panë rezultatet, e gjithë bota. E bënë shpejt. Epo, le të kryejnë një lloj operacioni mbi këtë, siç quhet, Kadirov", tha Zelenski.

Ramzan Kadirov iu përgjigj presidentit ukrainas nëpërmjet kanalit të tij në Telegram, duke pretenduar se Zelenski dëshiron t’i arrijë qëllimet e tij nëpërmjet të tjerëve.

"Vini re se ai as nuk kërcënoi ta bënte vetë," shkroi udhëheqësi çeçen, duke vënë në dukje se Zelenski preferonte të qëndronte larg "dhe të shikonte nga një distancë e sigurt".

"Ai po më fut në listën e të kërkuarve dhe po vendos sanksione. Tani po kërkon ndihmë nga amerikanët, duke thënë: 'Nëse nuk më ndihmuan me armë, të paktën rrëmbeni Ramzanin", tha Kadirov.

"Ruaje fytyrën tënde dhe mos e poshtëro veten. Nëse do të kishte qoftë edhe një fije mashkullore tek ti, do ta kuptoje sa poshtëruese tingëllojnë fjalët dhe kërkesat e tua", shtoi udhëheqësi çeçen.

Ky nuk është konflikti i parë midis Kadirovit dhe autoriteteve ukrainase. Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SHSU) e kishte shpallur më parë Kadirovin person të kërkuar, duke e akuzuar atë për kryerjen e "veprimeve ushtarake agresive" dhe shkeljen e ligjeve dhe zakoneve të luftës. sa/

foto: EPA

Тагови

Остани поврзан