• среда, 15 април 2026

Zelenski: Garancitë e sigurisë janë kyçe për t'i dhënë fund luftës

Zelenski: Garancitë e sigurisë janë kyçe për t'i dhënë fund luftës

Kiev, 24 mars 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se në detaje ka biseduar me ndihmësit e tij për rezultatet e takimeve të mbajtura në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se përparësia kryesore është zhvillimi i garancive të sigurisë që do të ndihmojnë në përfundimin e luftës.

Zelensky shkroi në “X” se ekipi negociator ukrainas raportoi për bisedimet e zhvilluara në Florida, përfshirë pikat kryesore, mundësitë dhe sfidat.

Ai theksoi se është "çelësi i paqes" dhe se kjo është detyra qendrore në negociatat.

"Detyra më e rëndësishme është të zhvillohen garanci sigurie në një mënyrë që do të na afrojë më shumë me përfundimin e luftës. Siguria është çelësi i paqes", tha ai.

Ai tha se përderisa negociatorët raportonin, Rusia ka nisur një valë të re sulmesh me dronë "Shahed" në territorin ukrainas.

Zelenski vlerësoi se situata gjeopolitike është komplikuar më tej nga lufta kundër Iranit, duke shtuar se, sipas mendimit të tij, kjo e inkurajon Rusinë.

Ai, gjithashtu, e akuzoi Moskën se po mbështet autoritetet iraniane me informacione intelegjence, duke zgjatur kështu konfliktin në Lindjen e Mesme dhe në të njëjtën kohë përgatitet për konflikte të reja në vitet e ardhshme. 

Sipas tij, kërcënimi nga luftërat e përhershme mund të ndalet vetëm nëpërmjet veprimit të përbashkët të SHBA-së, Evropës dhe aktorëve të tjerë globalë.

Zelenski tha se takimet e nivelit të lartë janë të nevojshme për të zgjidhur çështjet kyçe, duke shtuar se ai angazhoi ekipin të vazhdojë me punën intensive me partnerët në mënyrë që diplomacia të sjellë rezultate konkrete, duke përfshirë zgjidhjen e çështjeve humanitare siç është këmbimi i të burgosurve.

Ai, gjithashtu, tha se e ka angazhuar ekipin ukrainas të informojë partnerët evropianë dhe kanadezë për takimet në Florida. ls/

Foto: Arkivi i EPA-s

 

 

Остани поврзан