Al Budajvi: Vendet e Gjirit Persik duan të thellojnë bashkëpunimin me BE-në
- Sekretari i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim në Gjirin Persik, Xhazem Mohamed al Budajvi, në fjalimin e sotëm para eurodeputetëve në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, theksoi se është i nevojshëm bashkëpunim më i madh dypalësh me Bashkimin Evropian për mbrojtjen e të drejtës ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit.
Bruksel, 15 prill 2026 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim në Gjirin Persik, Xhazem Mohamed al Budajvi, në fjalimin e sotëm para eurodeputetëve në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, theksoi se është i nevojshëm bashkëpunim më i madh dypalësh me Bashkimin Evropian për mbrojtjen e të drejtës ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit.
Sipas tij, është e nevojshme të thellohet bashkëpunimi me BE-në fushën e mbrojtjes, energjetikës, digjitalizimit.
"Forcimi i lidhjeve tona është një domosdoshmëri strategjike", theksoi al Budajvi.
Ai theksoi se ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme dhe sulmet e Iranit ndaj vendeve nga organizata rajonale do të kenë pasoja në dekadat e ardhshme.
"Veprimet e Iranit përbëjnë një kërcënim për stabilitetin rajonal, ato kanë shkaktuar një plagë të thellë", theksoi al Budajvi, duke shtuar se sulmet e Teheranit ndaj objektivave civile në vendet e Gjirit Persik u ndërmorën pavarësisht garancive se këto vende nuk do të lejonin sulme ushtarake ndaj objektivave në Iran.
Ai gjithashtu bëri thirrje për lundrim të lirë nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe i përshkroi si të papranueshme përpjekjet për të përdorur këtë rrugë detare për presion ekonomik ose politik. ls/
Foto: EPA