UKMTO: Anije ushtarake iraniane hapën zjarr ndaj një tankeri jo larg brigjeve të Omanit
- Agjencia për operacione detare dhe tregtare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) sot kumtoi se anije ushtarake të Gardës revolucionare iraniane (IRGC) kanë shtënë ndaj një tankeri rreth 35 km në verilindje të Omanit.
Londër, 18 prill 2026 (MIA) - Agjencia për operacione detare dhe tregtare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) sot kumtoi se anije ushtarake të Gardës revolucionare iraniane (IRGC) kanë shtënë ndaj një tankeri rreth 35 km në verilindje të Omanit.
Mediumet britanike, duke e transmetuar kumtesën e UKMTO-së theksojnë se kapiteni i tankerit ka deklaruar se dy anije ushtarake të IRGC-së kanë hapur zjarr pa radio paralajmërim dhe shtoi se ekuipazhi i tankerit është i sigurt.
Së paku dy anije të tjera tregtare sot kumtuan se ndaj tyre është hapur zjarr derisa kanë tentuar të kalojnë përmes ngushticës së Hormuzit, lajmëruan sot më herët mediumet britanike, duke iu referuar tre burimeve anpnime të njoftuara me situatën. ab/
Foto: ЕPА