• четврток, 23 април 2026

Makron: Një ushtar francez është vrarë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur në Libanin jugor, gjithçka tregon se është vepër e Hezbollahut

Makron: Një ushtar francez është vrarë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur në Libanin jugor, gjithçka tregon se është vepër e Hezbollahut

Paris, 18 prill 2026 (MIA) - Një ushtar francez është vrarë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur në një sulm ndaj forcave paqësore të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL), kumtoi sot presidenti francez, Emanuel Makron në rrjetin X.

"Gjithçka tregon se Hezbollahu është përgjegjës", theksoi Makron, duke shtuar se ushtarët e plagosur janë evakuuar pas sulmit në Libanin jugor.

Ai porositi se Franca kërkon që autoritetet libaneze menjëherë t'i arrestojnë kryesit.

Kryeministri libanet, Navaf Salam e dënoi ashpër sulmin ndaj pjesëtarëve francezë të UNIFIL-it.

"Dhashë instruksione të rrepta për zbatim të hetimit urgjent në mënyrë që të zbulohen rrethanat e këtij sulmi dhe kryesit të marrin përgjegjësi", kumtoi Makron. ab/

Foto: ЕPА

Остани поврзан