• четврток, 23 април 2026

Turqia e akuzoi Izraelin për ekspansionizëm: Siguria është vetëm arsyetim për okupim të territoreve të reja

Turqia e akuzoi Izraelin për ekspansionizëm: Siguria është vetëm arsyetim për okupim të territoreve të reja

Antali, 18 prill 2026 (MIA) - Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, sot e akuzoi Izraelin  se po e shfrytëzon luftën në Lindjen e Afërt si arsyetim për "okupim të territoreve shtesë".

"Izraeli nuk dëshiron ta përforcojë sigurinë e vet; Izraeli dëshiron më shumë territore. Qeveria e Netanjahut e shfrytëzon sigurinë si arsyetim për okupim të territoreve shtesë", deklaroi minsitri turk i Punëve të Jashtme në Forumin diplomatik në Antali.

Sipas shefit të diplomacisë turke, përveç territoreve palestineze (Rripi i Gazës, Bregu perëndimor, Jerusalemi lindor), Izraeli tani po tenton ta realizojë dominimin e vet edhe ndaj territoreve që u tkaojnë Libanit dhe Sirisë.

"Ky është okupim i vazhdueshëm dhe ekspansionizëm (...) Kjo duhet të ndalojë", shtoi Fidan dhe konfirmoi se "Izraeli krijoi një iluzion në nivel ndërkombëtar duke u bërë se e dëshiron vetëm sigurinë e vet".

Ministri turk i Punëve të jashtme tashmë e akuzoi Izraelin të hënën se dëshiron ta shndërrojë Turqinë në "armikun e vet të ri" pasi që ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Izrael Kac Turiqnë e përshkruajti si "tigër prej letre".

Fidan sot, gjithashtu, shprehi keqardhje që konflikti në Lindjen e Afërt po i ngadalëson përpjekjet, prëfshirë edhe ato që i ndërmerr Ankaraja, për ndërprerje të konfliktit në Ukrainë.

"Kjo e la në plan të dytë luftën mes Rusisë dhe Ukrainës", tha Fidan dhe bëri thirrje për përpjekje të vazhdueshme për ndërprerje të luftës në Ukrainë pasi që të vendoset paqja në Lindjen e Afërt. ab/

Foto: ЕPА

Остани поврзан