• недела, 19 април 2026

Trampi nuk është i shqetësuar për humbjen e Orbanit: "Peter Magjar është njeri i mirë"

Trampi nuk është i shqetësuar për humbjen e Orbanit:

Uashington, 15 prill 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se nuk është i shqetësur për shkak të humbjes zgjedhore të aletatit të tij shumëvjeçarë Viktor Orban në Hungari dhe shprehu mendime pozitive për kryeministrin e sapozgjedhur, Peter Magjar.  

Në deklaratën për "Ej-bi-si njuz", Trampi theksoi se beson se Magjar me sukses do ta kryej funskionin. 

"Mendoj se do të bëjë një punë të mirë - ai është njeri i mirë", tha Trampi. Ai shtoi se nuk është i sigurt nëse prania e tij personale në fushatë do ta kishte ndryshuar gjendjen, duke pasur parasyshë se në vend të tij, në Hungari ishte dërguar nënpresidenti Xhej Di Vens. 

Sipas Trampit, Orbani në një moment kishte mbetur "ndjeshëm pas" kundërshtarit të tij. Edhe pse presidenti i SHBA-së javën e kaluar ka mbajtur fjalim të shkurtër në një tubim zgjedhor në Hungari përmes lidhjes telefonike, ai theksoi se nuk ishte përfshirë plotësisht në këtë cikël zgjedhor, megjithëse ende e konsideron Orbanin si "njeri të mir". 

Viktor Orban e humbi pushtetin pas 16 vitesh në qeverisje, pasi votuesit hungarezë në numër rekord mbështetën opsionin pro-evropian të Peter Magjar, liderit të qendrës së djathtë. qa/

Foto: Arkivi 

Остани поврзан