• петок, 17 април 2026

Vens me gjasë do ta udhëheq raundin e ri të bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit

Vens me gjasë do ta udhëheq raundin e ri të bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit

Uashington, 15 prill 2026 (MIA) - Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Xhej Di Vens me gjasë do ta udhëheq raundin e dytë të bisedimeve me zyrtarët iranianë, informon Si-En-En-i, duke u thirrur në burimet e saj.

Pritet që Vens të "udhëheq edhe një raund tjetër bisedimesh me zyrtarë iranianë nëse takimi zhvillohet para se të skadojë armëpushimi javën e ardhshme", thekson media.

Raundi i parë i bisedimeve u mbajt gjatë fundjavës në Islamabad me qëllim përfundimin e përhershëm të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit që filloi më 28 shkurt, por nuk u arrit marrëveshje. Përpjekjet për të organizuar një raund të ri bisedimesh po vazhdojnë.

Pakistani ndërmjetësoi një armëpushim dyjavor më 8 prill, i cili është ende në fuqi.

Presidenti amerikan Donald Tramp, la të kuptohej të martën se bisedimet në Pakistan mund të vazhdojnë në dy ditët e ardhshme.

Si SHBA-të ashtu edhe Irani thuhet se kanë propozuar ndalimin e pasurimit të uraniumit për Iranin por nuk kanë mundur të dakordohen për një afat kohor.

Uashingtoni po kërkon çmontimin e objekteve kryesore të pasurimit të uraniumit për Iranin dhe rihapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit.

Foto: arkivi

Тагови

Остани поврзан