• недела, 19 април 2026

Armata izraelite përsëri sulmon objektiva të Hezbollahut në Libanin jugor

Armata izraelite përsëri sulmon objektiva të Hezbollahut në Libanin jugor

Jerusalem, 15 prill 2026 (MIA) - Armata izraelite sot përsëri u ka bërë thirrje banorëve të Libanit jugor të evakuohen për shkak të sulmeve ndaj objektivave të Hezbollahut.

"Paralajmërim urgjent deri te banorët e Libanit jugor, në jug të lumit Zahrani, në këtë moment po kryhen sulme ajrore kundër Hezbollahut. Forcat e armatosura izraelite zbatojnë operacione intensive në rajon", njoftoi në platformën "Iks" zëdhënësi i armatës izraelite, koloneli Avishaj Adrae.

Ai ka bërë thirrje që civilët të shkojnë drejt rajonit në veri të lumit Zahrani, i cili gjendet në disa dhjetëra kilometra nga kufiri mes Izraelit dhe Libanit. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан