• сабота, 22 февруари 2025

Zekolli Shaqiri: Filluam me nënshkrimin e 40 kontratave për blerje-shitje të banesave shoqërore

Zekolli Shaqiri: Filluam me nënshkrimin e 40 kontratave për blerje-shitje të banesave shoqërore

Shkup, 12 shkurt 2025

Pas shumë vitesh pritjeje, më në fund erdhi momenti që shumë qytetarë ta bëjnë realitet të drejtën e tyre ligjore mbi banesën ku jetojnë. Sot, me përkushtim të madh, filluam me nënshkrimin e 40 kontratave për blerje-shitje të banesave shoqërore, në përputhje me Ligjin për shitjen e banesave në pronësi shoqërore dhe Ligjin për banim.

Ky është vetëm hapi i parë drejt zgjidhjes së një problemi që prek qindra qytetarë ndër vite. Ne, si ministri, po punojmë me përkushtim dhe intensitet maksimal për të përmbyllur këtë proces sa më shpejt, duke u siguruar që çdo qytetar të marrë atë që i takon me ligj. Ky është një hap drejt drejtësisë sociale dhe një dëshmi e qartë se ne jemi këtu për qytetarët dhe për të përmirësuar jetën e tyre!

Kaltrina Zekolli Shaqiri, zëvenndës ministre e Transportit dhe Lidhjeve

___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Остани поврзан