• сабота, 06 декември 2025

Zbulohet fosfinë në dhomën e hotelit në Stamboll ku qëndroi familja e vdekur nga Hamburgu

Zbulohet fosfinë në dhomën e hotelit në Stamboll ku qëndroi familja e vdekur nga Hamburgu

Stamboll, 26 nëntor 2025 (MIA) - Gaz toksik fosfinë është zbuluar në dhomën e hotelit të një familje nga qyteti bregdetar verior i Hamburgut të Gjermanisë, të cilët humbën jetën në Stamboll, publikoi dje agjencia shtetërore e lajmeve Anadollu. 

Substanca u gjet në mostra të marra nga dhoma, publikoi Anadollu, duke cituar një raport të forenzikës. Fosfinë është gjetur dhe në peshqirët e hotelit. Megjithatë, përcaktimi përfundimtar i shkakut të vdekjes është ende në pritje.

Fosfidi i aluminit përdoret shpesh në kontrollin e dëmtuesve. Kur vjen në kontakt me ujin - edhe lagështia në ajër është e mjaftueshme - prodhohet gazi toksik fosfinë. Gazi dëmton qelizat e trupit të gjitarëve, në përqendrime më të larta, parandalon transportin e oksigjenit në gjak.

Tek njerëzit, fosfina mund të çojë në simptoma të tilla si kollë e thatë, të vjella, mosfunksionim të mëlçisë dhe veshkave - dhe mund të jetë kërcënuese për jetën nëse thithet.

Katër anëtarë të një familje nga Hamburgu humbën jetën përderisa ishin me pushime në Stamboll në mesin e nëntorit.

Sipas një raporti paraprak të forzenikës, kontrolli i dëmtuesve në dhomën e gjumit të familjes mund të ketë qenë shkaku i vdekjes së tyre. Kjo nuk është konfirmuar ende. 

Dyshimi fillestar për helmim nga ushqimi si shkak i vdekjes u konsiderua më pak i mundshëm. Testet në lokalet ku familja hante nuk treguan anomali, sipas Anadollu. rq/

Foto: "X"

Остани поврзан