Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Trampi dhe Putini biseduan përsëri
- Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Donald Trampi dhe Vladimir Putin patën bisedë telefonike.
Uashington, 29 dhjetor 2025 (MIA) - Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Donald Trampi dhe Vladimir Putin patën bisedë telefonike.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Levit, postoi në rrjetet sociale se biseda midis dy liderëve ishte "pozitive".
Më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, deklaroi se Tramp dhe Putin do të zhvillojnë një tjetër telefonatë “së shpejti” pas bisedës së djeshme.
Tramp i quajti bisedimet produktive dhe tha se do ta informojë presidentin rus pas takimit me Volodimir Zelenski në Florida. ls/
Foto: Printskrin "X"