• четврток, 04 декември 2025

Zëvendëskryeministri Nikollovski merr pjesë në "Samitin BE-Ballkani Perëndimor 2025" në Bruksel

Zëvendëskryeministri Nikollovski merr pjesë në

Bruksel, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski po qëndron për vizitë pune në Bruksel, me ç'rast sot do të marrë pjesë në "Samitin BE-Ballkani Perëndimor 2025" që e organizon think-tanku i Brukselit Miqtë e Evropës, ndërsa nesër edhe në Këshillin ministror të Komunitetit transportues.

Nikollovski mbrëmë mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Miqtë e Evropës për pjesëmarrësit e "Samitit BE-Ballkani Perëndimor 2025".

"Në Bruksel në organizim të organizatës me ndikim, think-tankut Miqtë e Evropës pjesë e ngjarjes së këtij viti e cila i kushtohet zgjerimit të BE-së. Takime të frytshme dhe biseda të shkëlqyeshme në interes të Maqedonisë", kumtoi zëvendëskryeministri Nikollovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Në forum, Nikollovski do të ketë fjalim në panelin e parë të titulluar "Çështje për zgjerim: Gjeopolitika e re, kufiri i sigurisë dhe ai ekonomik i Evropës2, së bashku me kryetaren e Kuvendit serb, Ana Bërnabiq, kryeministrin shqiptar, Edi rama, zëvendëskryeministren moldave, Kristina Gerasimov dhe ish-komisarin për zgjerim, Stefan File.

Në paralajmërimin për panelin ceket se Ballkani Perëndimor gjatë kohë ishte konsideruar si problem periferik, por fragmentimi global dhe konkurrenca e vendosën në qendër të bisedimeve për të ardhmen e sigurisë evropiane.

Megjithatë, sipas organizuesve, edhe përkundër realitetit të ri, kyçe mbeten çështjet nëse BE-ja mund t'i japë përparësi stabilitetit, para kushtëzimit të ashpër të procesit inkuadrues dhe nëse Ballkani Perëndimor mund t'i tejkalojë sfidat e brendshme për ta shfrytëzuar momentin e tanishëm.

Në atë kontekst, është e paqartë si BE-ja e adapton politikën e vet për zgjerim në dritën e konkurrencës së intensifikuar gjeopolitike dhe çka do të thotë kjo për vendin e Ballkanit Perëndimor në vizionin më të gjerë strategjik të Evropës.

Plotësisht, kjo e inicon çështjen deri në cilën shkallë akterët e jashtëm, si Rusia dhe Kina ndikojnë në riformësimin e dinamikës politike dhe ekonomike të rajonit dhe çfarë ndikimi ka kjo ndaj përkushtimit të BE-së ndaj procesit inkuadrues.

Krahas këtij paneli në tubim janë paraparë edhe panelet "Lirimi i investimeve: Nxitja e rritjes, rritja e rezistencës" dhe "Reforma në jurisprudencë: Zbatimi i ndryshimeve të rëndësishme".

Në paralajmërimin e forumit ceket se viti 2025 paraqet vit kritik për zgjerimin e BE-së, e cila në kushte të trazirave gjeopolitike, si ardhja e Administratës së re amerikane, zgjedhjet parlamentare edhe në Kosovë edhe në Shqipëri dhe protestat studentore që po zgjasin në Serbi, po përballet me sfidën për t'i rishqyrtuar kufijtë e vet, sigurinë dhe strategjinë për fqinjësi të mirë.

"Çka do të thotë situata shpejtë ndryshuese gjeopolitike për inkuadrimin e Ballkanit? Si mund të nxitet ekonomia në rajon me krijim të kushteve më të volitshme për investime? Nëse transsparenca, llogaridhënia dhe reformat në jurisprudencë do të përballen me sfidën?", shtohet në paralajmërim.

"Samitet BE-Ballkani Perëndimor" të "Miqve të Evropës" janë tubime vjetore në të cilat përfaqësues qeveritarë, ekspertë, biznesmenë dhe aktivistë qytetarë debatojnë për çështje lidhur me ngjarjet aktuale në Evropë dhe rajon.

Ndërkaq nesër, Nikollovski do të marrë pjesë në Këshillin ministror të Asociacionit transportues, ku do të bisedojë për përparimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor në pjesën e politikës transportuese dhe realizimin e projekteve infrastrukturore.

Sipas paralajmërimit, Nikollovksi në Këshillin ministror do të flasë për politikat transporetuese të vendit, përparimin dhe realizimin e projekteve të Korridoreve transportuese evropiane 8, 10 dhe 10-d, si dhe për masat dhe aktivitetet për lehtësim të tregtisë dhe tranportit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në takim, me të cilin do të kryesojë eurokomisari për transport të qëndrueshëm, Apostolis Xixikostas, krahas Nikollovksit do të marrin pjesë ministra të transportit dhe përfaqësues qeveritarë nga Shqipëria, Bullgaria, Irlanda, Qiproja, Kosova, Rumania, Sllovenia, Serbia, Mali i Zi dhe nga vende të tjera evropiane.

Krahas kësaj, gjatë qëndrimit në Bruksel është paraparë Nikollovski të ketë edhe disa takime me përfaqësues të Komisionit evropian. ab/

Foto: Fejsbuk

Остани поврзан