Zëvendëskryeministri Fetai takoi ambasadoren Filipidu
- Zëvendëskryeministri i Qeverisë i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, sot takoi ambasadoren e Greqisë, Sofia Filipidu, me të cilën bisedoi për mundësitë për bashkëpunim, informojnë nga kabineti i tij.

Shkup, 5 shkurt 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Qeverisë i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, sot takoi ambasadoren e Greqisë, Sofia Filipidu, me të cilën bisedoi për mundësitë për bashkëpunim, informojnë nga kabineti i tij.
Zëvendëskryeministri Fetai informoi për punën e deritanishme të kabinetit dhe për aktivitetet e ardhshme në fushën e luftës kundër korrupsionit, transparencës dhe rifillimit të bashkëpunimit me sektorin joqeveritar.
Ai veçanërisht theksoi rëndësinë për udhëheqjen me Trupit Ndërinstitucional për Koordinimin e Aktiviteteve Kundër Korrupsionit dhe zbatimin e Strategjisë për Transparencë.
Ambasadorja Filipidu shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu gatishmërinë për të shfrytëzuar instrumentin TAIEX, për forcimin e kapaciteteve të kabinetit në arritjen e objektivave prioritare. sa/
Foto: Kabineti i zëvendëskryeministrit Arben Fetai