• четврток, 27 јуни 2024

Zëvendëskryeministri Fetai për anketën e Odës Ekonomike: BDI-ja për 22 vjet qytetarëve u ka sjellë vetëm të këqija

Zëvendëskryeministri Fetai për anketën e Odës Ekonomike: BDI-ja për 22 vjet qytetarëve u ka sjellë vetëm të këqija

Shkup, 27 qershor 2024

Shqetësuese anketa e fundit e Odës Ekonomike, e cila dëshmon me numra konkretë përmasat endemike të korrupsionit në qeverinë që u largua.

Gjatë vitit të kaluar, përfaqësuesit e këtij pushteti të kriminalizuar, në të gjitha eshalonët pa përjashtim, u kanë kërkuar ryshfet nga 10-100.000 euro dhe favore të ndryshme, mbi gjysmës së kompanive të anketuara. Ryshfeti është kërkuar gjatë procedurave për marrje të lejeve dhe pëlqimeve, gjatë kryerjes së inspektimeve, gjatë procedurës së doganimit dhe gjatë procedurës së tenderimit, madje disa herë brenda vitit prej të njëjtave kompani.

Vazhdimisht kemi thënë se BDI-ja u ka sjellë vetëm të këqija qytetarëve për 22 vite qeverisje. Kjo anketë, është pasqyra më e saktë e  epidemisë së korrupsionit të instaluar nga BDI, që ka ndikuar negativisht në investime të huaja, në punësim dhe zhvillim të gjithmbarshëm socio-ekonomik.

Këto fenomene do të luftohen pa pardon nga Qeveria jonë. Bizneset duhet të çlirohen nga frika dhe t'i paraqesin rastet në Prokurori. Sistemi i drejtësisë do të çlirohet nga ndikimet politike dhe do të kujdeset që askush të mos jetë mbi ligjin. Po ashtu, kërkojmë mbështetjen e partnerëve, OJQ-ve dhe qytetarëve në këtë luftë, që bashkërisht, si front antikorrupsion, ta ndryshojmë kulturën e qeverisjes dhe t’u themi jo praktikave korruptive që pushteti i kaluar i ka pasur ushqim ditor. 

Arben Fetai, zëvendëskryeministër për qeverisje të mirë

_________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Тагови

Остани поврзан