Zëvendës ministrja e Transportit Kaltrina Zekolli Shaqiri në konferencë në Marok
- Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, po merr pjesë në Konferencën e 4-të Ministrore Globale për Sigurinë Rrugore, që po mbahet në Marok, ku ka përfaqësuar Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo ngjarje ka një rëndësi të veçantë për vlerësimin e progresit në zbatimin e Planit Global 2021-2030 dhe për forcimin e angazhimit për një mobilitet të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Shkup, 19 shkurt 2025
Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, po merr pjesë në Konferencën e 4-të Ministrore Globale për Sigurinë Rrugore, që po mbahet në Marok, ku ka përfaqësuar Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo ngjarje ka një rëndësi të veçantë për vlerësimin e progresit në zbatimin e Planit Global 2021-2030 dhe për forcimin e angazhimit për një mobilitet të sigurt dhe të qëndrueshëm.
Në kuadër të konferencës, është nënshkruar një marrëveshje për zbatimin e këtij plani, duke riafirmuar angazhimin për përmirësimin e sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve në rrugët e Maqedonisë së Veriut.
Konferenca vazhdon edhe në ditët në vijim, ku Zëvendësministrja Zekolli Shaqiri ka mundësinë të takojë ministra nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat dhe zgjidhjet për një sistem rrugor më të sigurt. Ajo është e angazhuar të përfitojë nga praktikat dhe eksperiencat më të mira për të zbatuar në përmirësimin e sigurisë rrugore në vend. rq/
Kabineti i zëvendës ministres së Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri
______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.