Lirohet mazuti, çmimi i benzinave mbetet i njejtë
- Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe i EURODIZEL (D-E V) dhe i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri të (EL-1) nuk ndryshohen. Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS ulet për 1,019 den/kg dhe do të arrijë 46,190 den/kg ,vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Shkup, 20 shkurt 2025 (MIA) - Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe i EURODIZEL (D-E V) dhe i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri të (EL-1) nuk ndryshohen. Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS ulet për 1,019 den/kg dhe do të arrijë 46,190 den/kg ,vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Çmimet maksimale të derivateve të naftës nga sonte në mesnatë do të arrijnë 80 denarë për litër EUROSUPER BS, 82 denarë për litër EUROSUPER BS-98, ndërsa për EURODIZEL BS (D-E V) do të arrijë 74 denarë për litër. Ekstra vaji i lehtë për amvisëri do ë arrijë 73,50 denarë për litër, ndërsa i Mazutit 46,190 denarë për një kilogram. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s