• петок, 21 февруари 2025

Zëvendës kryeministri Mexhiti në ndarjen e bursave dhe çmimeve për studentë nga Fondacioni Albiz

Zëvendës kryeministri Mexhiti në ndarjen e bursave dhe çmimeve për studentë nga Fondacioni Albiz

Shkup, 19 shkurt 2025 (MIA) - Fondacioni për Zhvillimin e Arsimit dhe Kulturës, Albiz sot do të ndajë 175 bursa për studentë dhe 15 çmime për studentë të diplomuar me mesatare mbi 9.0 për vitin akademik 2024/2025.

Siç paralajmlruan nga Fondacioni, në ndarjen e bursave dhe çmimeve, fjalim rasti do të kenë Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i Maqeodnisë së Veriut dhe Mendi Qyra, kryetar i OEMPV-së, ndërsa mysafirë do të jenë rektorë universitetesh, kryetarë komunash si dhe përfaqësues nga sektori i biznesit

Fondacioni Albiz është organizatë jofitimprurëse që punon në zhvillimin e arsimit dhe kulturës në Maqedoni dhe e promovon përgjegjësinë shoqërore korporative të kompanive private. Fondacioni Albiz realizon programe dhe projekte që i mbështesin: zhvillimin profesional të nxënësve dhe studentëve, edukimin joformal të rinjve, botimin e publikimeve, grupet e margjinalizuara, intervenime në infrastrukturë, etj. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан