• петок, 05 декември 2025

Zëdhënësja e MPJ-së greke: Gerapetritis dhe Mickoski në takimin në Londër folën për klimën mjaft të mirë në marrëdhëniet bilaterale

Zëdhënësja e MPJ-së greke: Gerapetritis dhe Mickoski në takimin në Londër folën për klimën mjaft të mirë në marrëdhëniet bilaterale

Athinë, 5 nënor 2025 (MIA) - Për klimën mjaft të mirë në marrëdhëniet bilaterale, siç theksoi zëdhënësja e MPJ-së greke, Lana Zohiu, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentes së MIA-s nga Athina, folën kryeministri Hristian Mickoski dhe ministri grek i Punëve të Jashtme, Jorgos Gerapetritis në takimin e Samitit të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor para dy javësh në Londër.

Samiti u mbajt më 22 tetor, nga Ministria greke e Punëve të Jashtme në platformën X atëherë publikuan fotografi nga takimet e Gerapetritis, mes të cilave edhe me kryeministrin Mickoski, ndërsa në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarë Zohiu tha se biseduan për atë që ishte në agjendën e takimit të shefit të diplomacisë greke me Timço Mucunskin para më shumë se tre muajve në Athinë.

"Lidhur me takimin në margjina të asaj që folën ishte klima mjaft e mirë në marrëdhëniet bilaterale, ajo që në të vërtetë ishte përmndur edhe gjatë vizitës së minsitrit të jashtëm në korrik të këtij viti, përkatësisht për temat lidhur me thellimin e bashkëpunimit në sektorët e tregtisë dhe investimeve", tha zëdhën[sja e MPJ-së në pyetjen e MIA-s për temat për të cilat biseduan Mickoski dhe Gerapetritis.

Duke folur për Samitin në Londër për Ballkanin Perëndimor, Zohiu përsëriti se shefi i diplomacisë greke gjatë pjesëmarrjes së tij "e ka përsëritur mbështetjen e Greqisë për perspektivën inkuadruese të Ballkanit Perëndimor", por edhe se integrimi duhet të realizohet me respektim të plotë të legjislaturës evropiane, të drejtës ndërkombëtare, parimeve demokratike dhe sundimit të së drejtës, si dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal.

"Ministri gjithsesi theksoi se duhet t'u jepet vizion popujve të Ballkanit Perëndimor në mënyrë që të përshpejtohet ky proces që filloi me nismën greke para 22 viteve me Agjendën e Selanikut", theksoi Zohiu. ab/

Foto: Ministria greke e Punëve të Jashtme

Остани поврзан