Xhejms: Pas përfundimit të sezonit do të vendos nëse do të bëj operacion
- Basketbollisti i Los-Anxhelos Lejkers, Lebron Xhejms konfirmoi se ka pësuar shkëputje të dellit në këmbë, për shkak të së cilës i ka humbur 13 ndeshje të sezonit të rregullt në NBA.
Los Anxhelos, 27 mars 2023 (MIA) - Basketbollisti i Los-Anxhelos Lejkers, Lebron Xhejms konfirmoi se ka pësuar shkëputje të dellit në këmbë, për shkak të së cilës i ka humbur 13 ndeshje të sezonit të rregullt në NBA.
Xhejms u lëndua më 26 shkurt në ndeshjen kundër Dallas (111:108).
Tridhjet e tetëvjeçari amerikan deklaroi se dy mjekë e këshilluan që të operohej dhe ta përfundonte këtë sezon herët.
"Nuk e di se çfarë do të bëj. Për momentin kjo nuk është e nevojshme, por më vonë do ta shohim. Pas sezonit do të bëj një rezonancë magnetike dhe më pas do të vendosim. Por, nëse unë bëj një operacion jashtë sezonit,nuk do ta dini për këtë. Nuk komunikoj me gazetarët jashtë sezonit, ndërsa deri në kampionatin e ardhshëm do të jem mirë”, tha Xhejms.
Në rikthimin e tij pas pauzës më të gjatë, Xhejms mbrëmë në humbjen (108:118) nga Çicago, shënoi 19 pikë dhe tetë kërcime. qa/shk/