• сабота, 21 февруари 2026

Vërtetohet propozim-vendimi për zgjedhje të përbërjes së re të KSHZ-së, Bojan Mariçiq propozohet për kryetar

Vërtetohet propozim-vendimi për zgjedhje të përbërjes së re të KSHZ-së, Bojan Mariçiq propozohet për kryetar

Shkup, 21 janar 2026 (MIA) - Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e sotme unanimisht e vërtetoi propozim-vendimin për zgjedhje të kryetarit, nënkryetarëve dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

"Në pajtim me nenin 27 paragrafi 4 të Kodit Zgjedhor, nga kandidatët e propozim-listës që partitë politike propozojnë kryetar dhe dy anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ndërsa partitë në pushtet propozojnë nënkryetar dhe tre anëtarë të KSHZ-së", tha kryetari i Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Gjorgjia Sajkoski.

VMRO-DPMNE i propozoi tre anëtarët - Aleksandar Dashtevski, jurist i diplomuar nga Shkupi, Angellço Ristov, jurist i diplomuar dhe magjistër i të drejtës administrative dhe administratës publike nga Dellçeva dhe Svetllana Karapetrova, ekonomist i diplomuar dhe magjistër i ekonomisë, financave, kontabilizmit dhe revizionit nga Tetova.

LSDM për kryetarë të KSHZ-së e propozoi Bojan Mariçiqin, jurist i diplomuar dhe magjistër i të dejtës ndërkombëtare dhe evropiane dhe studime moderne evropiane nga Shkupi, ndërsa për anëtar Boris Kondarkon, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi.

BDI-ja për anëtar të KSHZ-së e propozoi Ditmire Shehun, juriste e diplomuar nga Gostivari.

Lëvizja Besa, e cila është pjesë e koalicionit VLEN për në nkryetar të KSHZ-së e propozoi Abdush Demirin, ekonomist i diplomuar dhe magjistër i shkencave ekonomike financiare nga fshati Neproshten - Tearcë.

Për përbërjen e re prej shtatë anëtarësh të KSHZ-së aplikuan gjithsej 16 kandidatë. Kandidatë të tjerë që aplikuan për përbërjen e re ishin Viktorija Avramovska-Madiq, e diplomuar në drejtësi dhe magjistër në drejtësi nga Shkupi, Feuzi Xhaferi, i diplomuar në drejtësi me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Çajle - Gostivar, Marija Mitanovska-Dimovska, e diplomuar në drejtësi nga Shkupi, Daniella Markoska, e diplomuar në drejtësi nga Shkupi, Elita Shuki, e diplomuar në drejtësi me provim të dhënë të jurisprudencës dhe noterisë nga Shkupi, Dobre Jançev, i diplomuar në drejtësi me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Beti Gjorgieska, inxhiniere e diplomuar në elektroteknikë nga Shkupi, Ivana Kostadinoska, e diplomuar në drejtësi me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Bllagoja Gesoski, mësues i diplomuar në arsim defektal, doktor i arsimit defektal nga Prilepi.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është përbërë nga shtatë anëtarë (kryetar, nënkryetar dhe pesë anëtarë të tjerë). Anëtarë të KSHZ-së mund të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë me vendbanim të përhershëm në vend, të jenë juristë të diplomuar me të paktën tetë vjet përvojë pune si juristë dhe të mos jenë anëtarë të një trupi të ndonjë partie politike. mb/

Foto: printskrin nga video

Остани поврзан