• сабота, 22 февруари 2025

Vulat e partisë, Taravari: "Për gjynah janë, nuk ka vendim në favor të tyre"

Vulat e partisë, Taravari:

Shkup, 31 janar 2025

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari përmes një statusi në rrjetin social Fejsbuk ka shkruar se nuk ka vendim të gjykatës për vulat. Ai thotë se është për gjynah që pala tjetër e sheh partinë si një copë toke që e ka ai që ka tapi e vula. 

"Për dikë që partia është katandisur në "Vula" kemi lajmin e vështirë për ta që asnjë Gjykatë nuk ka dhënë ndonjë vendim në favor të tyre. Ky obsesion I vulave tregon qartë se ata e shohin partinë si një copë toke që e ka ai që ka tapi e vula...absurd dhe gjynah!", shkruan Taravari.

___________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Тагови

Остани поврзан