Votojnë të sëmurët dhe të burgosurit, para zgjedhjeve të nesërme të përsëritura për kryetarë në katër komuna
- – Para votimit të nesërm për zgjedhjet e përsëritura për kryetarë në komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçisht dhe Qendra Zhupë, sot këshillat zgjedhorë do tu mundësojnë personave të sëmurë dhe të pafuqishëm ta realizojnë të drejtën e votimit në shtëpitë e tyre, ndërsa do të votojnë edhe të arrestuarit dhe të burgosurit, banorë në këto komuna. Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) për MIA-n theksojnë se gjithçka është gati për zgjedhjet e përsëritura.
Shkup, 10 janar 2026 (MIA) – Para votimit të nesërm për zgjedhjet e përsëritura për kryetarë në komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçisht dhe Qendra Zhupë, sot këshillat zgjedhorë do tu mundësojnë personave të sëmurë dhe të pafuqishëm ta realizojnë të drejtën e votimit në shtëpitë e tyre, ndërsa do të votojnë edhe të arrestuarit dhe të burgosurit, banorë në këto komuna. Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) për MIA-n theksojnë se gjithçka është gati për zgjedhjet e përsëritura.
Në Gostivar për votim janë regjistruar 146 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, ndërsa në burgje duhet të votojnë 81 persona. Në Mavrovë Rostushë janë pranuar kërkesat e 69 personave të sëmurë për votim, dhe dy të burgosurve. Në Vrapçisht janë regjistruar 32 të sëmurë, ndërsa në burgje duhet të votojnë 11 banorë nga kjo komunë. Në Qendra Zhupë janë regjistruar vetëm dy të sëmurë.
Në Gostivar të drejtë vote kanë 82 870 qytetarë, prej tyre 78 185 votues janë banorë të përhershëm të komunës, përderisa në Listën e veçantë zgjedhore për persona të cilët jetojnë jashtë vendit janë regjistruar 4 604 votues. Në Listën Zgjedhore për Mavrovë-Rostushë janë të regjistruar 10 575 votues, nga të cilët 9 622 janë në Listën e veçantë zgjedhore për banorët e Komunës, 951 janë jashtë vendit. Në Listën Zgjedhore për Vrapçisht janë të regjistruar 27 279 qytetarë me të drejtë vote, në Listën e veçantë zgjedhore për banorët e Komunës 26 318, në Listën e veçantë zgjedhore që jetojnë jashtë vendit 950. Numri i votuesve në Qendër Zhupë të regjistruar në Listën Zgjedhore është 7 562, nga të cilët 6 305 janë në komunë, ndërsa 1.257 persona janë të regjistruar në listen e veçantë zgjedhore për votuesit jashtë vendit.
Votimi fillon nesër në orën 7:00, ndërsa përfundon në orën 19:00. Votuesit në Vendvotime do të identifikohen me dokumente të vlefshme identifikimi – letërnjoftim ose pasaportë, ndërsa gjithashtu identiteti i tyre do të vërtetohet edhe me aparatet për identifikim biometrik.
Sipas neneve 132, 132a dhe 133 të Kodit Zgjedhor, për zgjedhjet e përsëritura nuk kërkohet pjesëmarrje prej një të tretës së votuesve, por për të zgjedhur kryetar komune, më shumë se gjysma e votuesve që kanë dalë duhet të votojnë për njërin nga kandidatët, përfshirë Qendrën Zhupë, ku ka vetëm një kandidat.
Kandidatë për kryetar të Gostivarit janë Nevzat Bejta, nga koalicioni VLEN dhe i pavaruri Valbon Limani i mbështetur nga AKI. Në Vrapçisht, kandidatë për kryetar janë Isen Shabani nga AKI dhe Zulhajrat Demiri i mbështetur nga Grupi i Votuesve. Në Qendër Zhupë, ka vetëm një kandidat për kryetar komune, Arijan Ibrahim nga Partia Demokratike e Turqve. Në Mavrovë dhe Rostushë, ka dy kandidatë, Oner Jakuposki, i mbështetur nga Koalicioni "Maqedonia Juaj" i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, dhe Anes Ahmeti, kandidat i LSDM-së.
Zgjedhjet për kryetar komune në këto katër komuna po përsëriten sepse nuk kishin dale mjaftueshëm qytetarë për të votuar në Zgjedhjet Lokale të vitit 2025.
Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), në këto komuna, në rrethin e parë më 19 tetor, nuk u arrit pjesëmarrja ligjore prej të paktën një të tretën (33,33 përqind) të votuesve të regjistruar, gjë që është kusht që zgjedhjet të konsiderohen të suksesshme.
Në Gostivar jehona ishte 33,31 për qind, në Vrapçisht 25,18 për qind, në Mavrovë dhe Rostushë 30,31 për qind dhe në Qendër Zhupë 21,49 për qind.
Këto janë zgjedhjet e fundit për këtë përbërje të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Mandati i tyre përfundon më 15 janar gjegjësisht deri në zgjedhjen e përbërjes së re të Komisionit. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s