Vorbulli polar e goditi SHBA-në: Të paktën 30 të vdekur dhe mbi gjysmë milion amvisëri pa rrymë
- – Të paktën 30 persona humbën jetën në stuhinë e madhe dimërore e cila i kaploi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej të cilëve shtatë persona humbën jetën në një aksident ajror të dielën në mbrëmje. Njëkohësisht, miliona amerikanë po përballen me pasojat e stuhive arktike, për shkak të të cilave mëngjesin e sotëm mbi 530.000 amvisëri mbetën pa energji elektrike.
Uashington, 27 janar 2026 (MIA) – Të paktën 30 persona humbën jetën në stuhinë e madhe dimërore e cila i kaploi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej të cilëve shtatë persona humbën jetën në një aksident ajror të dielën në mbrëmje. Njëkohësisht, miliona amerikanë po përballen me pasojat e stuhive arktike, për shkak të të cilave mëngjesin e sotëm mbi 530.000 amvisëri mbetën pa energji elektrike.
Pritet që temperaturat të ulen edhe më shumë në ditët në vijim nën ndikimin e vorbullit polar – masës ajrore e cila zakonisht qarkullon mbi Polin Verior, por u përhap drejt jugut, veçanërisht në pjesët veriore të vendit, ku temperatura e mund të arrijë edhe deri minus 45 gradë Celsius

Reshjet e rrëmbyeshme të borës, me mbi 30 centimetra borë në rreth 20 shtete federale, shkaktuan ndërprerje masive në furnizimin me energji elektrike.
Sipas portalit të specializuar poweroutage.us, sot në mëngjes më shumë se 530.000 shfrytëzues ende ishin pa rrymë, kryesisht në pjesët jugore të SHBA-së, në shtetet federale Misisipi dhe Tenesi, ku akulli ka dëmtuar linja të shpërndarjes së energjisë.
Në shumë se 175.000 persona janë goditur në Tenesi, mbi 140.000 në Misisipi, ndërsa afro 100.000 shfrytëzues janë pa energji elektrike në shtetin federal Luiziana.
Sipas mediave lokale, problemet me furnizimin me energji elektrike mund të zgjasin edhe në ditët në vijim. fc/
Foto: DPA