VMRO-DPMNE, ZNAM dhe “VLEN” dorëzuan kërkesë në Kuvend për debat publik për ndryshimet ligjore për forcimin e sigurisë në komunikacion
- Grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së, "VLEN" dhe ZNAM sot në Kuvend kanë dorëzuar kërkesë për mbajtjen e debatit publik me qëllim të analizimit dhe përcaktimit të nevojës për ndryshimin e rregulloreve ligjore për rritjen e sigurisë së qytetarëve në komunikacion, ka bërë të ditur në Fejsbuk, koordinatori i Grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.

Shkup, 3 shkurt 2025 (MIA) - Grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së, "VLEN" dhe ZNAM sot në Kuvend kanë dorëzuar kërkesë për mbajtjen e debatit publik me qëllim të analizimit dhe përcaktimit të nevojës për ndryshimin e rregulloreve ligjore për rritjen e sigurisë së qytetarëve në komunikacion, ka bërë të ditur në Fejsbuk, koordinatori i Grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
"Presim mbështetje nga të gjithë deputetët në Kuvend dhe të tejkalojmë problemet sistematike me të cilat po ballafaqohemi vitet e fundit", theksohet në postimin në Fejsbuk të deputetit dhe anëtarit të Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski për të cilën bëri të ditur Qendra për komunikim pranë VMRO-DPMNE-së.
Në kërkesën e dorëzuar deri te Komisioni parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, janë nënshkruar deputetët Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE, Boban Karapejovski nga ZNAM dhe Merita Kolçi Koxhaxhiku nga "VLEN".
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, javën e kaluar paralajmëroi se të premten në Kuvend do të mbahet diskutim publik ku do të shqyrtoheshin mundësitë për ndryshime ligjore në lidhje me ashpërsimin e dënimeve në komunikacion.
Stojanoski të premten informoi se kanë pasur bisedime brenda grupit parlamentar së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. Qëndrimi i tij është se duhet të kontrollohen ato nene të ligjeve që përcaktojnë dënimet për këto vepra sepse mënyra se si janë iniciuar, ndonjë nga gjyqtarët mund t'i interpretojë në një mënyrë ose në një tjetër dhe tashmë të hënën do të fillojmë procedurën për organizimin e debatit publik në mënyrë që ta ngremë këtë çështje në Kuvend. Kjo do të ndodhë shumë shpejt, që në fillim të javës së ardhshme. Dhe të shohim se si mund të ndryshohen këto nene që delikuentët të ndëshkohen, që këto vepra të mos na përsëriten. Më gjasë të premten do të mbahet diskutim publik", ka thënë Stojanoski gjatë pjesëmarrjes në TV Sitel, i pyetur për të komentuar rastin e vdekjes së Frosina Kulakovës dhe protestat që u mbajtën.
Ai ka thënë se duan të ndërhyjnë në ligje për siç tha ai, “të merret mundësia e interpretimeve të ndryshme dhe për të mos lejuar mundësinë e atyre për ta kapur lidhje në gjyqësi”.
Foto: printskrin