VMRO-DPMNE në epërsi në 21 komuna, VLEN në 4, LSDM në 3, AKI në 1 dhe ZNAM në 1
- Sipas rezultateve fillestare të publikuara nga Komisioni shtetëor zgjedhor (KSHZ), pas 91,69% të votave të numëruara, kandidatët e VMRO-DPMNE-së janë në epërsi në 21 komuna. Koalicioni VLEN në katër, LSDM në 3, Aleanca kombëtare për integrim (AKI) në një komunë, njejtë si edhe ZNAM. Unioni i romëve udhëheqë në Shuto Orizarë, përderisa një kandidat i pavarur epërson në Strugë.
Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) - Sipas rezultateve fillestare të publikuara nga Komisioni shtetëor zgjedhor (KSHZ), pas 91,69% të votave të numëruara, kandidatët e VMRO-DPMNE-së janë në epërsi në 21 komuna. Koalicioni VLEN në katër, LSDM në 3, Aleanca kombëtare për integrim (AKI) në një komunë, njejtë si edhe ZNAM. Unioni i romëve udhëheqë në Shuto Orizarë, përderisa një kandidat i pavarur epërson në Strugë.
VMRO-DPMNE epërson në Qytetin e Shkupit, Aerodrom, Vallandovë, Vinicë, Debarcë, Demir Kapi, Dojran, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Llozovë, Makedonski Brod, Negotinë, Mogillë, probishtip, Rankovc, Rosoman, Çeshinovë-Obleshevë dhe Çuçer Sandevë.
Koalicioni VLEN është në epërsi në Tetovë, Bogovinë, Dibër dhe Dollnen, përderisa kandidatët e LSDM-së janë në epërsi në Qendër, Makedonska Kamenicë dhe Zërnovci.
AKI epërson në Studeniçan, ndërsa kandidati i pavarur Mendi Qyra në Strugë.
Kandidati i ZNAM epërson në Kumanovë, ndërsa i Unionit të romëve në Shuto Orizarë.
Votimi në rrethin e dytë të zgjedhjeve u zhvillua në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. ab/
Foto: printskrin