• петок, 05 декември 2025

VMRO-DPMNE me epërsi në Shkup dhe shtatë komuna, sipas rezultateve fillestare të partisë nga raundi i dytë

VMRO-DPMNE me epërsi në Shkup dhe shtatë komuna, sipas rezultateve fillestare të partisë nga raundi i dytë

Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) - Sipas të dhënave fillestare të publikuara nga VMRO-DPMNE, kandidatët e tyre kryesojnë në disa komuna në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, përfshirë edhe në garën për kryetar të Qytetit të Shkupit.

Në Shkup, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgievski, sipas të dhënave të partisë, fitoi 34.734 vota, ndërsa kandidati i Levicës, Amar Mecinoviq, mori 16.835 vota.

Në komunën e Aerodromit, sipas rezultateve fillestare të publikuara nga VMRO-DPMNE, kandidati Dejan Miteski fitoi 4.130 vota, ndërsa kundërshtari i tij Aleksandar Trajanovski fitoi 1.560 vota.

Në Karposh, Sotir Lukrovski, kandidati i mbështetur nga VMRO-DPMNE, ka 4.750 vota, ndërsa kryetari aktual i komunës Stevçe Jakimovski ka 3.914 vota.

Në Dojran Ilija Tentov nga VMRO-DPMNE kryeson me 806 vota, para Risto Xhinevit i cili fitoi 406 vota.

Në Koçan, Vllatko Grozdanov, kandidati i mbështetur nga VMRO-DPMNE, ka mfituar 1754 vota, ndërsa Venko Kërtevski nga Grupi i votuesve ka fituar 891 vota.

Në Çuçer-Sandevë, Zoran Bajovski nga VMRO-DPMNE kryesorn me 1020 vota, para Sashko Komnenoviqit nga LSDM i cili fitoi 610 vota.

Në komunën e Dollnenit, Sasko Veljanoski nga VMRO-DPMNE fitoi 1.414 vota, ndërsa kundërshtari i tij Blerim Islami nga koalicioni VLEN fitoi 502 vota. ls/

Foto: MIA

 


 

Остани поврзан