• недела, 29 декември 2024

Vlen-DPMNE ndaluan Abetaren e unifikuar, imponuan maqedonishten për drejtorët

Vlen-DPMNE ndaluan Abetaren e unifikuar, imponuan maqedonishten për drejtorët

Shkup, 28 dhjetor 2024

Goditjen e radhës, Qeveria monoetnike e VMRO-së dhe vasalëve të tyre e bëri ndaj arsimit në gjuhën shqipe. Pasi nuk arritën të imponojnë himnin maqedonas për nxënësit shqiptar, dje me votat edhe të vasalëve nga Vlen, u imponua provimi i gjuhës maqedonase për drejtorët e shkollave fillore. Ky kusht do të vlejë edhe për drejtorët shqiptarë që do të drejtojnë shkolla me 100% nxënës dhe mësimdhënës shqiptarë. Por, një kusht i ngjashëm për të njohur gjuhën shqipe nuk do të vlejë për drejtorët maqedonas, as në komunat me shumicë shqiptare, ku edhe nxënësit shqiptarë janë poashtu shumicë. 
Me ndryshimet e Ligjit për tekstet shkollore u ndalua përfundimisht përdorimi i Abetares së unifikuar të gjuhës shqipe. Bashkë me të u ndaluan edhe të gjitha tekstet e tjera të autorëve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova. Kjo u bë falë ndryshimit me të cilin parashihet që autorët të jenë vetëm shtetas të Maqedonisë së Veriut. 
Gjatë ndryshimeve të dy ligjeve deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Frontit Europian votuan KUNDËR, ndërsa ata të Vlen votuan PËR, duke siguruar edhe shumicën e thjeshtë edhe atë të Badenterit.
Fatkeqësia është edhe më e madhe në këtë rast sepse deputetët e Vlenit, jo vetëm që lejuan, por edhe mbrojtën këtë diskriminim me fjalimet e tyre dhe me votën e tyre në Kuvend.

Aleanca për Shqiptarët -

_____________________________________________________________________________________ 

МIА Këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан