Në Shkup marsh i dytë protestues kundër ndotjes së ajrit (PLT)
- Në Shkup sot u mbajt marshi i dytë protestues kundër ndotjes së ajrit, organizuar nga nisma "Qyteti i gjelbër human". Qytetarët marshuan nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përmes Kuvendit dhe Qeverisë, deri te barakat e Qytetit të Shkupit, duke mbajtur pankarta me porosi si "Duam ajër të pastër" dhe "Ajrin e kemi helm, pushtetin e kemi të shurdhër". Ata i përsëritën kërkesat e tyre për monitorim publik të objekteve industriale, ngrohjes ekologjike të institucioneve publike, prioriteti i transportit publik dhe biçikletave dhe menaxhim më të mirë me mbeturinat.
Shkup, 28 dhjetor 2024 (MIA) - Në Shkup sot u mbajt marshi i dytë protestues kundër ndotjes së ajrit, organizuar nga nisma "Qyteti i gjelbër human". Qytetarët marshuan nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përmes Kuvendit dhe Qeverisë, deri te barakat e Qytetit të Shkupit, duke mbajtur pankarta me porosi si "Duam ajër të pastër" dhe "Ajrin e kemi helm, pushtetin e kemi të shurdhër". Ata i përsëritën kërkesat e tyre për monitorim publik të objekteve industriale, ngrohjes ekologjike të institucioneve publike, prioriteti i transportit publik dhe biçikletave dhe menaxhim më të mirë me mbeturinat.
Disa nga porositë ishin edhe "Duam ajër të pastër", "Jo - për banesa të reja, po - për mushkëri të pastra", "Nga smogu nuk shihet e ardhmja", "Para përdorimit të ajrit konsultohuni me mjekun apo farmacistin tuaj", "Buxheti është shkop magjik për ndotjen" dhe "Nuk ka AIR nga kjo".
Nga "Qyteti i gjelbër human" kanë katër kërkesa konkrete për luftë kundër ndotjes së ajrit në Shkup.
"Kërkesa e parë është monitorimi i vazhdueshëm i objekteve industriale në mënyrë që të dihet saktësisht se kush dhe si shkakton ndotje. Kërkesa e dytë ka të bëjë me ngrohjen ekologjike të objekteve si Klinika e fëmijëve në Kozle, e cila ende ngrohet me mazut. Kërkesa e tretë është zgjidhja e autocentrizmit në qytet, me prioritet në transportin publik dhe biçikletat ndaj automobilave dhe kërkesa e katërt është menaxhimi më i mirë me mbeturinat", deklaroi Gorjan Jovanovski nga nisma " Qyteti i gjelbër human".
Nga marshi i parë protestues që u mbajt më 10 dhjetor kaluan pothuajse tre javë.
"Dy javë nga kërkesat e parashtruara, ndërsa përgjigje nga institucionet akoma nuk ka. Kujt u shërbejnë? Pa ajër të pastër nuk ka shëndet! Pa shëndet nuk ka jetë! Po i mbushim spitalet dhe po i lëmë paratë tona nëpër barnatore", deklaruan nga "Qyteti i gjelbër human" në paralajmërimin për protestën.
Partitë me akuza të ndërsjellta për atë se kush është përgjegjës për ndotjen e ajrit. LSDM opozitare me vërejtje se gjashtë muaj pasi që pushteti është në duart e VMRO-DPMNE-së, ata nuk ndërmorën përgjegjësi dhe hapa seriozë, ndërsa qytetarët janë braktisur.
Porositën se Qeveria duhet menjëherë t'i revidojë politikat e veta dhe të ndërmarrë hapa seriozë për përballje me ndotjen e ajrit, ndërsa çdo ditë shtyrje do të thotë jetë akoma më të rrezikuara të bashkëqytetarëve tanë.
Nga VMRO-DPMNE me reagim se LSDM shtatë vite nuk arriti asnjë për qind ta ulë ndotjen e ajrit.
Paraprakisht partia e gjelbër RDM dha mbështetje të plotë për protestën.
Sipas të dhënave të UNICEF-it, 11,6 për qind e rasteve të vdekjes tek foshnjat e sapolindura në vend janë të lidhura me ndotjen e ajrit, që do të thotë se çdo i nënti fëmijë i vdekur nën moshën njëvjeçare e humbë jetën për shkak të ajrit të ndotur. ab/
Foto: МIА