• сабота, 22 февруари 2025

VLEN: Rritëm buxhetin për efikasitet energjetik në konvikte, po përmirësojmë jetën e studentore

VLEN: Rritëm buxhetin për efikasitet energjetik në konvikte, po përmirësojmë jetën e studentore

Shkup, 6 shkurt 2025

Qeveria VLEN ka miratuar rritje të buxhetit për efikasitetin energjetik të konvikteve, duke e çuar shumën totale në 40 milion denarë. Kjo rritje e buxhetit është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për studentët dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Investimi te studentët është investim në ardhmërinë tonë. 

Ne besojmë se ofrimi i kushteve më dinjitoze për studentët është një hap i rëndësishëm drejtë një shoqërie të shëndoshë. E investimi në efikasitet energjetik mbi të gjitha është një investim për ndërtimin e një shoqëri të ndërgjegjshme për mbrojtjen e mjedisit dhe rrethit ku jeton. 

Angazhimi ynë për studentët është i paçmuar dhe këtë po e dëshmojmë me investimet që po bëjmë për modernizimin dhe përmirësimin e kushteve të konvikteve. Rritja e investimeve për efikasitet energjetik do të sjellë kursime të mëdha në konsumimin e energjisë, do të ulë ndotjen dhe do të krijojë një ambient më të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm për studentët. 

VLEN do të vazhdoj të mbështet zhvillimin e arsimit dhe ofrimin e mundësive më të mira për brezat e ardhshëm. Angazhimi ynë është që studentët të kenë mundësi të jetojnë në një mjedis të ngrohtë, të sigurt dhe të qëndrueshëm. 

Ne jemi në veprim dhe po punojmë në përmirësimin e kushteve për të gjithë qytetarët tanë. 

VLEN

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Остани поврзан